Alternativë surprizë: Ancelotti kërkon yllin e Serie A!

Real Madrid po bëhet gati për një goditje të madhe në repartin e sulmit, mirëpo në rast se dështojnë emrat aktualë gati është edhe një tjetër opsion nga Serie A.

Nëse Los Blancos do të dështojnë që në Santiago Bernabeu të sjellin Kylian Mbappe nga PSG, atëherë e gjithë vëmendja e brazilianëve do të kthehet kah ylli i Napolit, Victor Osimhen.

Todofichajes bën të ditur që sulmuesi i Napolit është duke u ndjekur me interes të shtuar nga Los Blancos, pasi transferimi i Kylian Mbappe akoma nuk është çështje e mbyllur.

Por njejtë sikur Mbappe dhe Osimhen nuk është një emër i lehtë për tu transferuar pasi napolitanët për shërbimet e tij kërkojnë hiç më pak se 90 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here