Bashkëpunim PSG-Juventus: Gati shkëmbimi i madh!

Mes Juventusit dhe Paris Saint Germain po bëhet fjalë për një shkëmbim të mundshëm në repartin e mesfushës.

Arthur Melo ka kohë që nuk bën më pjesë në planet e Massimiliano Allegrit dhe tashmë kartoni i tij mund të përdoret për të sjellur në Continassa një emër të rëndësishëm në mesfushë.

Bëhet fjalë për Leandro Paredes i cili mbrëmë kundër Real Madrid shkëlqeu me paraqitjen e tij duke bërë që të flitet shumë për të.

Paredes e njeh shumë mirë futbollin italian pasi më herët ka qenë pjesë e skuadrave të Chievo, Romës dhe Empolit.

Ai është 2 vite më i vjetër se Arthur dhe drejtuesit e Zonjës së Vjetër pëlqejnë shumë idenë e një shkëmbimi mes tij dhe brazilianit.

Një gjë e tillë është shumë e mundur të ndodhë duke marrë parasysh faktin që të dytë kanë një vlerë që sillet tek 30 deri 35 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here