Lajm bombastik: Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Spanja, Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A.

Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Paul mund të largohet pas vetëm një sezoni në Wanda Metropolitano, shkruajnë mediat spanjolle.

De Paul verën e kaluar ishte në shënjestrën e gjigantëve italian, por në fund vendosi që të transferohet te Atletico Madrid.

Colchoneros e transferuan argjentinasin për 45 milionë euro, por De Paul nuk ka arritur të ambientohet më së miri te Atletico dhe dëshiron rikthimin në Itali.

Mediat spanjolle, shkruajnë se interesim për transferimin e De Paul në merkaton e verës kanë shfaqur Juventus dhe Milan.

De Paul ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026 dhe për të siguruar shërbimet e tij, gjigantët italian do të duhet të ofrojnë më së paku 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here