Ruslan Malinovskyi te gjiganti italian, por nuk është Inter.
Mesfushori i Atalantës, Ruslan Malinovsky po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe dy asistime në 26 ndeshje të luajtura.
Ukrainasi shënoi një gol spektakolar ndaj Juventusit dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Malinovsky ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.
Disa ditë më parë u raportua se Inter dëshiron shërbimet e ukrainasit, por në garë është përfshirë edhe Milani.
Rosonerët e kanë piketuar 28-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.
Malinovskyi ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2023 dhe për kartonin e tij Milan do të ofrojë 20 milionë euro.