Bombë: Malinovskyi transferohet te gjiganti italian, nuk është Inter

Ruslan Malinovskyi te gjiganti italian, por nuk është Inter.

Mesfushori i Atalantës, Ruslan Malinovsky po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe dy asistime në 26 ndeshje të luajtura.

Ukrainasi shënoi një gol spektakolar ndaj Juventusit dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Malinovsky ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.

Disa ditë më parë u raportua se Inter dëshiron shërbimet e ukrainasit, por në garë është përfshirë edhe Milani.

Rosonerët e kanë piketuar 28-vjeçarin  si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.

Malinovskyi ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2023 dhe për kartonin e tij Milan do të ofrojë 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here