E ardhmja e Lautaros në dyshim tek Inter, Marotta bën gati emrin e ri!

Inter do të dëgjojë të gjitha ofertat gjatë kësaj vere që do të vijnë në drejtim të sulmuesit të tyre, Lautaro Martinez.

Neroazzurët kanë bërë gati listën me 3 emra që mund të zënë vendin e argjentinasit dhe bëhet fjalë për emra si Gianluca Scamacca, Paulo Dybala dhe Jonathan David nga skuadra e Lille.

Lautaro ka arritur të shënojë shpesh në Serie A ndërkohë që në Champions League ka plot 13 ndeshje që nuk ka arritur të tundë rrjetën dhe kjo ka krijuar dyshime tek drejtuesit e skuadrës.

Scamacca i Sassuolos është njëri ndër objektivët kryesorë të Neroazzurëve pasi ky i fundit konsiderohet gjithashtu emri ideal për të zënë vendin e Edin Dzekos.

Përpos tij Neroazzurët kanë shfaqur interesim edhe për Paulo Dybalan e Juventusit i cili mund të largohet me parametra 0 nga Biankonerët dhe për të është bërë gati një ofertë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Ndërkohë që i fundit është Jonathan David i Lille, i cili kushton plot 50 milionë euro mirëpo drejtuesit e skuadrës kanë bërë të ditur që ai do të largohet në fund të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here