Shikon nga e kaluara: Mourinho kërkon yllin e Manchester United!

Jose Mourinho po kërkon emra të rinj për sezonin e ardhshëm pasi nuk ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e skuadrës deri në këtë pikë të sezonit.

Special One bëhet e ditur që dëshiron një ribashkim me Eric Bailly, futbollist që e kishte nën urdhërat e tij gjatë kohës që drejtonte Manchester United, raporton Il Romanista.

Portugezi dëshiron që përsëri ta ketë 27 vjeçarin nën urdhërat e tij dhe dëshiron që ta sjellë atë në Olimpico gjatë kësaj vere.

Bailly ka një kontratë në Old Trafford deri në vitin 2024 mirëpo këtë sezon ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje në Premier League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here