Situatë kaotike tek Juventus: Dy yjet e skuadrës tek rivali i urryer i Zonjës së Vjetër!

Situata me rinovimet tek Juventus nuk po shkon aspak sipas planeve dhe tashmë një largim i dyfishtë është duke shqetësuar tej mase drejtuesit e skuadrës.

Këtë situatë po e përcjellë me vëmendje Beppe Marotta, i cili po bën gati emrat e rinj për skuadrën e Simone Inzaghit.

Neroazzurët pësuan humbje në derbi nga Milani dhe gjithashtu u mposhtën nga Liverpool në Champions League, humbje këto që ngritën alarmin tek skuadra e Inzaghit.

Bëhet fjalë për Paulo Dybalan i cili nuk ka rënë dakord për të rinovuar kontratën me Biankonerët dhe sipas të gjitha gjasave pritet që të përfundojë në Qytetin e Modës pas përfundimit të këtij sezoni.

Ndërkohë që emri i dytë është i Federico Bernardeschit, anësori i Zonjës së Vjetër që nuk po siguron një vend titullari nën rradhët e Massimiliano Allegrit dhe po mendon seriozisht një ‘Tradhëti’ të tillë ndaj skuadrës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here