Goditje surprizë: Milan transferon yllin e Romës

Rosonerët për shopping në Olimpico!

Milan mbrëmë u ndal nga Salernitana në transfertë duke barazuar 2-2 dhe duke humbur kështu mundësinë për tu shkëputur nga Interi.

Rosonerët nuk ishin aktiv në merkaton e janarit dhe në verë priten përforcime të mëdha në San Siro.

Njëri nga lojtarët që do të largohet nga Milani në fund të sezonit, është Franck Kessie dhe Maldini është në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milan e ka piketuar mesfushorin e Romës, Jordan Veretout si zëvendësuesin e Kessie.

Veretout ka realizuar 4 gola dhe 9 asistime në 33 ndeshje të luajtura këtë sezon, por e ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e Sergio Oliveiras.

Milan synon të përfitojë nga kjo situatë dhe Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për kartonin e Veretout.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here