120 milionë euro: Dybala dhe Kessie në një skuadër!

Ofertat e majme në botën e futbollit po prishin çdo parashikim sa i përket të ardhmes së futbollistëve dhe një gjë e tillë duket se do të ndodhë me dyshen e Milanit dhe Juventusit.

Franck Kessie dhe Paulo Dybala që kanë refuzuar rinovimin e kontratave me skuadrat respektive tashmë mund të jenë pjesë e një skuadre të përbashkët.

E kush tjetër pos Antonio Contes mund të mendojë për një ‘çmenduri’ të tillë ku sipas football.london, Spurs kanë në dispozicion plot 120 milionë euro për të arritur këta dy objektivë.

Paratici po kërkon të shfrytëzojë shpejt situatën jo të mirë mes futbollistëve dhe gjigantëve të Serie A.

Londinezët po shpresojnë që me oferta të majme për pagat e tyre mund të bindin ata për të filluar një aventurë në Premier League prej sezonit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here