Shitje e parakohshme: Talenti i Juventusit në La Liga për 32 milionë euro!

Juventus po monitoron të gjitha mundësitë në merkato, si për blerje të mundshme poashtu edhe për largime.

Drita e gjelbër nga drejtuesit e skuadrës është dhënë për shitjen e njërit prej talenteve të skuadrës i cili nuk po arrin të ketë shumë minuta në këmbët e tij.

Bëhet fjalë për Moise Kean, i cili tashmë pas ardhjes së Dusan Vlahovic në skuadër duket akoma më larg një vendi në formacionin e Massimiliano Allegrit.

Mirëpo interesim të madh për të ka nga La Liga, edhe atë nga trej prej skuadrave më të mëdha spanjolle.

Villareal, Atletico Madrid dhe Sevilla kanë shfaqur interesim të hapur për blerjen e kartonit të tij dhe Juventus është e gatshme të negociojë për të.

Zonja e Vjetër është e gatshme të heqë dorë nga ai për një shifër prej 32 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here