60 milionë euro gati: Inter do transferojë dy yjet e Serie A!

Pas humbjes shokuese 0-2 në Giuseppe Meazza skuadra e Interit duket se ka reflektuar thellë për ndryshimet që duhet bërë në skuadër.

Përkundër humbjes në fushë, në tribunda besohet se ka pasur një takim mes drejtuesve të dy skuadrave.

Kampionët në fuqi të Serie A janë duke kërkuar transferimin e dyshes së kësaj skuadre, Gianluca Scamacca dhe Davide Frattesi.

Calciomercato bën të ditur që Neroazzurët janë të gatshëm që të plotësojnë kërkesat e Sassuolos të cilët po kërkojnë 60 milionë euro për të lënë dyshen të lirë që të largohet.

Zikaltërit po bëjnë gati 35 milionë euro për Scamaccan dhe 25 milionë të tjera në drejtim të Frattesit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here