E bujshme: James Rodriguez transferohet në Serie A

James Rodriguez te gjiganti italian!

Mesfushori i Al Rayyan, James Rodriguez pritet të largohet nga Katari në verë, pasiqë dëshiron rikthimin në futbollin elitar europian.

James ka realizuar 3 gola për Al Rayyan në 9 ndeshje, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024.

Al Rayyan e bleu James nga Evertoni për 8 milionë euro dhe janë të gatshëm ta lënë të lirë për 5 milionë euro.

Portali i njohur, Foot Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e James në merkaton e verës.

Rosonerët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Brahim Diaz këtë sezon dhe e kanë piketuar James si përforcimin ideal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here