Kthesë e papritur: Jonathan David në Serie A mirëpo jo tek Inter!

Kur të gjithë po prisnin një marrëveshje mes Lille dhe Inter për transferimin e Jonathan David, një lajm aspak i mirë ka ardhur sot për Neroazzurët.

Tashmë skuadra e Inzaghit nuk do të jetë e vetme në garën për të siguruar shërbimet e kanadezit i cili vlerësohet hiç më pak se 50 milionë euro.

Është Juventus e cila pas transferimi të Dusan Vlahovic po kërkon ta plotësojë sulmin e saj me yllin e Lille, i cili do të largohet nga skuadra franceze në fund të këtij sezoni.

Pozicioni i Juventusit është më i mirë në aspektin financiar dhe gjithashtu do të ketë më shumë hapësirë në skuadër për shkak se Alvaro Morata dhe Paulo Dybala pritet të largohen në fund të sezonit duke krijuar kështu hapësirën e nevojshme.

Talenti i lindur në vitin 2000 këtë sezon në Ligue 1 ka arritur të shënojë 12 herë dhe 3 gola i ka shënuar në Champions League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here