Milan po mendon merkaton e ardhshme të transferimeve dhe një marrëveshje pritet që të arrihet brenda Italisë.
Kanë mbetur edhe 3 muaj deri në përfundim të këtij kampionati dhe Milan po shpreson që të triumfojë për Scudetton, ku aktualisht janë në vend të parë me 1 pikë më shumë se Interi.
Stefano Pioli ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të punojnë për transferimin e mesfushorit ofenziv të Cagliarit, Gaston Pereiro, një futbollist që kohëve të fundit ka treguar një formë shumë të mirë.
Rossonerët e kanë ndjekur atë qysh prej kohës kur ishte pjesë e PSV dhe transferimi i tij tashmë pritet të kushtojë rreth 10 milionë euro.