Romelu Lukaku po tenton përsëri rikthimin tek Inter dhe një gjë të tillë nuk është se nuk e dëshiron edhe vetë kampioni i Italisë.
Mirëpo një transferim i tillë pritet të vijë me një kosto të lartë për Neroazzurët të cilët duhet të heqin dorë nga dy prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës.
La Gazzetta dello Sport bën të ditur që Chelsea do pranojë largimin e sulmuesit belg me anë të një shkëmbimi ku Blutë e Londrës po kërkojnë shërbimet e Nicolo Barellas dhe Milan Skriniar.
Shkëmbim ky që do të ishte i dhimbshëm mirëpo duke parë problemet e zikaltërve në repartin e sulmit nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje.