E bujshme: Marcel Sabitzer transferohet në Serie A

Marcel Sabitzer drejt transferimit në Itali!

Mesfushori austriak, Marcel Sabitzer mund të largohet nga Bayerni i Mynihut pas vetëm një sezoni në Allianz Arena.

Sabitzer u transferua te Bayerni verën e kaluar nga Leipzig për 15 milionë euro, por për Bavarezët ka luajtur vetëm 785 minuta.

Austriaku dëshiron largimin nga Allianz Arena dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët italian.

Drejtuesit e Bayernit janë të gatshëm ta lënë të lirë për 15 milionë euro, ndërsa Calcio Mercato shkruan se në garë për Sabitzer janë Juventus, Milan dhe Roma.

Juventus shihet si favorit për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit, por mbetet ta shohim se ku do të transferohet Sabitzer në fund.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here