Scamacca te gjiganti italian, nuk është Inter!

Lajm i bujshëm nga Italia, një tjetër gjigant italian në garë për Scamaccan.

Sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca në verë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Mapei Stadium.

Scamacca ka realizuar 10 gola dhe një asistim në 26 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Sassuolon i skadon në vitin 2025.

23-vjeaçari është i lidhur me një transferim te Interi, mirëpo sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe një tjetër gjigant italian.

Calcio Mercato, shkruan se Napoli synon transferimin e Scamaccas në verë dhe Napoletanët janë të gatshëm të ofrojnë më tepër para për ta rrëmbyer para Interit.

Inter apo Napoli, mbetet ta shohim se ku do të transferohet Scamacca në merkaton e verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here