Elliott hap thesin, Rosonerët transferojnë yllin e Serie A.
Milan mbrëmë nuk arriti ta fitojë Udinesen duke barazuar me rezultat 1-1 në San Siro.
Rosonerët mbeten në pozitën e parë pas gafës së Interit, por drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime të mëdha në merkaton e verës.
Te Milani priten përforcime për vijën e sulmit, mesfushës dhe mbrojtjes, ndërsa sipas raporitmeve të fundit Rosonerët synojnë transferimin e Ruslan Malinovsyit.
Malinovskyi po impresionon me paraqitjet e tij këtë sezon duke realizuar 9 gola dhe dy asistime në 29 ndeshje të luajtura.
Ukrainasi ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2023 dhe për Bergamaskët kjo është mundësia e fundit për të përfituar nga largimi i tij.
Për kartonin e Malinovskyit Milan do të ofrojë 25-30 milionë euro, shifër të cilën Atalanta është e gatshme ta pranojë.