Shkëmbim spektakolar: Granit Xhaka në Serie A, por jo te Roma!

Granit Xhaka në Serie A, por jo te Roma!

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Emirates.

29-vjeçari ishte pranë transferimit te Roma verën e kaluar, por në fund vendosi që të qëndrojë te Arsenali.

Xhaka ka luajtur në 16 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë vetëm një asist, ndërsa kontrata me Topçinjtë i skadon në vitin 2024.

Portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Xhaka në verë mund të transferohet në Serie A falë një super shkëmbimi.

Juventus synon transferimin e Xhakës dhe Biankonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Arsenalit në këmbim kartonin e Arthur Melos.

Arsenal ka shfaqur interesim për Arthur dhe Topçinjtë janë të hapur për këtë shkëmbim.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe në verë Xhaka sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Zonjës së Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here