Njeh vetëm paranë: Calhanoglu me skuadër të re sezonin e ardhshëm!

Hakan Calhanoglu pa pikë dyshimi është njëri prej futbollistëve kryesorë të Interit gjatë këtij sezoni.

Mirëpo aventura e mesfushorit turk me Neroazzurët ka shumë mundësi që do të përfundojë brenda një viti pasi ky i fundit ka marrë një ofertë të majme.

Forma e mirë e 28 vjeçari i ka rënë shumë në sy skuadrës së Manchester United e cila tashmë po planifikon transferimin e tij gjatë merkatos verore.

Ralf Ragnick është një admirues i madh i turkut.

Djajtë e Kuq ishin të interesuar edhe verën e kaluar për të mirëpo ky i fundit vendosi që të transferohej tek Inter, por tashmë gjiganti i Premier League ka bërë gati një ofertë prej 10 milionë eurosh në sezon, shumë kjo që duket se ka joshur atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here