Po shkëlqen te Ajax: Antony transferohet te gjiganti italian

Antony drejt transferimit në Serie A!

Sulmuesi i Ajaxit, Antony ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian me paraqitjet e tij këtë sezon.

Braziliani ka realizuar 11 gola dhe 9 asistime në 29 ndeshje të luajtura këtë sezon me Ajaxin.

Antony ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025 dhe për transferimin e tij çdo klub i interesuar do të duhet të ofrojë më së paku 40 milionë euro.

Calcio Mercato, shkruan se Antony mund ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë Napoli synon transferimin e brazilianit në merkaton e verës.

Napoletanët e kanë piketuar 22-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Lorenzo Insignes dhe De Laurentiis është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here