Tradhëtia e rradhës: Pas Calhanoglut një tjetër yll i Milanit transferohet te Interi

Nuk mbaron me Calhanoglun, një tjetër yll i Rosonerëve transferohet te rivalët e përjetshëm!

Milan dhe Inter janë protagonistët kryesorë në dy sezonet e fundit në Serie A, duke luftuar për Scudetton.

Rosonerët renditen në pozitën e parë këtë sezon me dy pikë më tepër se Neroaxurët që kanë një ndeshje më pak.

Përveç rivalitetit në fushë, Milan dhe Inter janë rivalë edhe në merkato, ndërsa verën e kaluar ishim protagonist të një tradhëtie kur Calhanoglu vendosi që t’i bashkohet Neroaxurëve.

Calcio Mercato, shkruan se rasti i Calhanoglut mund të përsëritet te Milani, pasiqë Mino Raiola ia ka ofruar Romagnolin Interit.

Romagnolit i skadon kontrata me Milanin në fund të sezonit dhe Inter mund të përfitojë përsëri duke e transferuar me parametra zero.

Njëri nga dyshja Skriniar-De Vrij pritet të largohet nga skuadra në verë dhe Romagnoli do të ishte zëvendësuesi ideal.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here