E fundit: Zaniolo takohet me përfaqësuesit e gjigantit të Serie A!

Roma dhe Nicolo Zaniolo nuk janë duke kaluar një periudhë të mirë mes vete dhe kjo gjë po vërehet më së miri gjatë ditëve të fundit.

Afati kalimtar i janarit ishte shumë produktiv për skuadrën e Juventusit e cila kishte në radarët e saj edhe yllin e Giallorossëve por që nuk mundi ta transferonte.

Edhe kryeqytetasit janë të vetëdijshëm për dëshirën e mesfushorit të tyre për tu larguar nga skuadra dhe nuk e kanë në plan pengimin e tij por kanë një kusht për të lejuar një gjë të tillë.

La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që një takim mes Zaniolos dhe përfaqësuesve të Zonjës së Vjetër është mbajtur gjatë ditëve të fundit për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Skuadra e Jose Mourinhos për largimin e tij ka kërkuar 50 milionë euro, shumë kjo që mund të investohet nga Biankonerët nëse arrijnë që të transferohen në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here