BOMBA: Donnarumma dhe Bremer së bashku tek gjiganti italian!

Akoma pa mbushur një vit që kur u transferua tek Paris Saint Germain nga Milan, Gianluigi Donnarumma është duke menduar rikthimin në Apenine.

Gardiani i kombëtares italiane kësaj rradhe nuk do rikthehet në San Siro pasi për të është duke menduar Juventusi, e cila përveç tij po kërkon ti rrëmbejë Milanit edhe një objektiv tjetër, Gleison Bremer-in.

Duket se vëmendja e drejtuesve të Zonjës së Vjetër nuk është vetëm tek rinovimet por edhe te prurjet e reja pavarësisht transferimeve të Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria gjatë muajit janar.

Tek Zonja e Vjetër pritet që të transferohen Donnarumma dhe Bremer, ky i fundit që është një objektiv edhe i Interit.

Braziliani ka një vlerë prej 30 milionë eurosh dhe pavarësisht vështirësisë për të arritur këtë transferim të dyfishtë, Zonja e Vjetër nuk e ka ndërmend që të dorëzohet këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here