Sytë tek mesfusha: Milan publikon emrat e dy përforcimeve të ardhshme!

Mesfusha e Milanit pritet të pësojë shumë ndryshime pas përfundimit të këtij sezoni me Franck Kessie që pritet të jetë i pari që do largohet nga San Siro pasi i përfundon kontrata.

Mirëpo puna e mirë e Stefano Piolit duket se do të shpërblehet në fund të këtij sezoni pavarësisht nëse Rossonerët do triumfojnë apo jo në Serie A.

Gazetari Rudy Galetti ka bërë të ditur që në interesat e Rossonerëve është edhe anësori 22 vjeçar i skuadrës së Ajax, Antony, futbollist i cili po kërkohet edhe nga skuadra e Barcelonës.

Emri tjetër është ai i talentit të PSV Eindhoven, 19 vjeçari Noni Mandueke i cili ka një kontratë me gjigantin holandez deri në vitin 2025.

Në këtë mënyrë kuqezinjtë po tregojnë interesimin e tyre për të siguruar emra të rinj që do jenë premtues për vitet e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here