Më afër se kurrë: Barcelona pranë blerjes së yllit të Milan!

Skuadra e Barcelonës është akoma më afër për të surprizuar skuadrën e Milanit.

Katalanasit tash e sa kohë janë duke tentuar që të arrijnë një marrëveshje për transferimin e Franck Kessie dhe tashmë duket se janë më afër se kurrë për të arritur një gjë të tillë.

Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe Milan ka hezituar që ti plotësojë kërkesat e tij për një rritje të konsiderueshme të pagës.

Gazeta spanjolle Sport ka bërë të ditur që Barcelona tashmë është duke zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë dhe një marrëveshje raportohet se është afër për tu arritur.

Katalanasit janë të vetëdijshëm që shumë skuadra të mëdha europiane janë vënë në ndjekje të tij dhe kërkon që të arrijë një marrëveshje sa më shpejtë që të jetë e mundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here