E bujshme: Koke transferohet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Spanja, Koke drejt transferimit te gjiganti italian!

Mesfushori i Atletico Madrid, Koke mund të largohet nga Wanda Metropolitano në fund të sezonit.

Pas paraqitjeve të dobëta këtë sezon, Diego Simeone dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta nxjerrin Koken në shitje.

Atletico do ta rikthejë Saul nga Chelsea dhe Koke nuk bën pjesë në planet e Simeones për sezonin e ardhshëm.

Koke ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2024, por Colchoneros janë të gatshëm ta lënë të lirë për 20 milionë euro.

Mediat spanjolle, shkruajnë se Koke do ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë interesim për 30-vjeçarin kanë shfaqur Juventusi dhe Milani

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve në vijën e mesfushës dhe konsiderohen si favorit për të siguruar shërbimet e spanjollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here