Spanjollët paralajmërojnë: Milan do të mbetet pa yllin e Real Madrid!

Kontrata e Iscos me Real Madrid skadon në fund në fund të këtij sezoni dhe ai pritet që të largohet nga Santiago Bernabeu së bashku me Marcelon dhe Gareth Bale.

Isco ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm tek skuadra e Milan por informacionet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur që e ardhmja e tij mund të jetë në Andaluzi.

Trajneri i Sevillas Julen Lopetegui nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin për shërbimet e tij.

Sevilla njihet si një skuadër që i mbaron shumë shpejt çështjet e merkatos për shkak të aftësisë së drejtorit sportiv të kësaj skuadre, Ramon Monchi.

Në këtë mënyrë skuadra e Milanit duket se është përjashtuar nga kjo garë duke rezultuar në një dështim të vërtetë për shkak se ka muaj që Maldini po punonte për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here