Juventus provon sulmin në Bundesliga, tentohet transferimi i një mbrojtësi anësor!

Andrea Agnelli bëri një punë të shkëlqyer duke i dhënë Massimiliano Allegrit një sulmues si Dusan Vlahovic i cili deri më tani po zëvëndëson Cristiano Ronaldon në mënyrë të shkëlqyer.

Por sulmi nuk është i vetmi repart tek Zonja e Vjetër ku po kërkohet ndërhyrje në merkato, pasi edhe mbrojtja ka probleme të theksuara.

Biankonerët janë duke vëzhguar disa emra mirëpo deri më tani emri më i pëlqyer është ai i Jose Tasende apo siç njihet nga të gjithë, Angelino.

Anësori i majtë i skuadrës së Leipzig këtë sezon ka realizuar 7 asistime dhe ka një kontratë me gjigantin italian deri në vitin 2025.

Juventus nuk është e vetme në këtë garë pasi për të interesim kanë shfaqur gjithashtu Barcelona dhe Paris Saint Germain.

Për shitjen e tij RB Leipzig ka kërkuar një shifër prej 30 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here