Nuk do të qëndrojë më tek Benfica, Weigl pranë kalimit në Serie A!

Mesfushori defanziv i gjigantit portugez të Benficas, Julian Weigl nuk ka dëshirë më që të qëndrojë në Portugali dhe po kërkon një ligë më atraktive që me siguri do të jetë Serie A.

Julian Weigl i është ofruar skuadrave të Milanit dhe Romës përderisa largimi prej Benficas është duke iu afruar çdo ditë e më shumë.

Por Calciomercato ka bërë të ditur që skuadra e Milanit nuk ka shfaqur interesim për transferimin e gjermanit pasi të gjithë vëmendjen Rossonerët e kanë tek Renato Sanches.

Por situatë tjetër është me Giallorossët të cilët po bëhen gati për blerjen e tij e cila pritet ti kushtojë kryeqytetasve diku rreth 35 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here