Bombë: Luka Modric transferohet në Serie A

Lajm bombastik, Luka Modric te gjiganti italian me parametra zero!

Mesfushori kroat, Luka Modric mund të largohet nga Reali në fund të sezonit pas 10 viteve me fanellën e Los Blancos.

Modric ka kontratë me Realin deri në qershor dhe bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur.

Kroati ka realizuar 2 gola dhe 5 asistime këtë sezon në 30 ndeshje të luajtura, ndërsa sipas raportimeve të fundit karrierën mund ta vazhdojë në Itali.

Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se nga situata e Modric te Reali kërkon të përfitojë Juventusi.

Edhe pse 36-vjeç, Biankonerët besojnë se Modric mund të luaj në nivele të larta edhe për dy sezone dhe kanë kontaktuar agjentin e kroatit.

Modric është i gatshëm për aventurën e tij të parë në Itali dhe sipas të gjitha gjasave në verë do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here