Roma: Goditje me parametra 0 për skuadrën e Mourinhos!

Roma prej tani ka filluar punën për të krijuar skuadrën e re sa i përket sezonit të ardhshëm.

Ky sezon u karakterizua me një start shumë të mirë të sezonit por pastaj filloj ngecja për skuadrën e Jose Mourinhos e cila tashmë e sheh veten në vendin e 6-të.

Sipas deklarimeve të gazetarit portugez Pedro Sepulveda, ka shumë zëra që thonë se portieri i Benficas, Mile Svilar mund të kalojë në rradhët e Giallorossëve edhe atë me parametra 0.

Portieri serb i lindur në vitin 1999 pritet që të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me kryeqytetasit.

Edhe pse Roma ka një portier të shkathtë siç është Tiago Pinto, ata po kërkojnë edhe një emër të denjë për të zëvëndësuar atë në rast dëmtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here