Në planet e skuadrës së Interit ishte edhe një tjetër transferim me parametra 0 por tashmë plani i Beppe Marottas nuk do të jetë shumë i lehtë për tu realizuar.
Fitorja e mbrëmshme 5-0 kundër skuadrës së Salernitanos e ka rikthyer Interin në krye të tabelës por gjithashtu ka ngritur moralin e skuadrës që ishte zbehur javëve të fundit nga mungesa e golave.
Neroazzurët kanë vëmendjen e tyre edhe në merkato tek mbrojtësi i skuadrës gjermane të Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter.
Beppe Marotta po planifikon transferimin e tij me parametra 0 në fund të këtij sezoni por gjërat tashmë janë komplikuar pasi në garë për të ka hyrë edhe Juventusi.
Biankonerët i frikësohen shumë një largimi të mundshëm të Matthijs de Ligt gjatë kësaj vere dhe tashmë janë duke kërkuar një emër të denjë për mbrojtjen.
Përveç Ginter në listën e dëshirave është edhe Gleison Bremer i Torinos, futbollist ky që gjithashtu kërkohet edhe nga Interi.