Oferta gati: Theo Hernandez lë Milanin për 50 milionë euro!

Milan duket se tashmë është dorëzuar përpara milionave që kanë ardhur në drejtim të Theo Hernandez.

Edhe pse njëri prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, Rossonerët duket se do të heqin dorë nga ai për një shifër prej 50 milionë eurosh.

Një prej majtakëve më të mirë në botë gjatë dy sezoneve të fundit, francezi tashmë ka përfunduar në radarët e Barcelonës e cila është e gatshme që të derdhë milionat në arkat e Milanit.

Skuadra katalanase po kërkon që ta bëj për vete ish futbollistin e Real Madrid.

AS bën të ditur që skuadra e Milan është duke kërkuar plot 50 milionë euro por një shifër e tillë pritet të grumbullohet nga Barcelona pasi ka shumë emra që pritet të largohen nga skaudra në fund të këtij sezoni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here