Kepa Arrizabalaga nuk po e ndjen veten rehat tek skuadra e Chelseas dhe po tashmë po mendon seriozisht largimin nga kjo skuadër.
Portier spanjoll vazhdon që të jetë portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit, mirëpo Blutë e Londrës nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe dëshirojnë largimin e tij.
Një gjë e tillë duket se nuk do të jetë problem pasi sipas raportimeve të Corriere dello Sport, interesim për të ka shfaqur skuadra e Lazios e cila është e vendosur për blerjen e shërbimeve të gardianit bask.
Në krye të Lazios është Maurizio Sarri, që e njeh shumë mirë Kepan gjatë kohës kur drejtonte skuadrën e Chelseas.
Lazialët në fillim po kërkojnë transferimin e tij në formë huazimi dhe pastaj të kenë të drejtë blerjeje ndërkohë që londinezët po kërkojnë shitjen e tij të menjëhershme.