E bujshme: Richarlison transferohet në Serie A

Richarlison te gjiganti italian!

Sulmuesi brazilian, Richarlison sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Everton në fund të sezonit.

Richarlison ka realizuar 5 gola dhe 3 asistime në 19 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Everton i skadon në vitin 2024.

Everton rrezikon rënien nga Premier League dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet për 30 milionë euro.

Calcio Mercato, shkruan se nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Juventusi. Biankonerët e kanë piketuar brazilianin si një përforcim ideal për vijën e sulmit.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Richarlison në verë sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Zonjës së Vjetër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here