Bombë nga Spanja: Suarez vjen falas në Serie A!

Pas afrimit me skuadrën e Juventusit, Luis Suarez është përsëri një emër i nxehtë në merkaton verore dhe mund ti thotë lamtumirë Atletico Madridit me parametra 0.

2 vite më parë Juventus e cila ndoqi ‘Pistoleron’ dështoi në fund që ta vinte atë nën urdhërat e Andrea Pirlos dhe tashmë uruguajani është gati për një aventurë në Apenine por jo me Biankonerët.

Sipas raportimeve të së përditshmes spanjolle Marca, Inter po mendon për Luis Suarez si një alternativë ideale për të zënë vendin e Edin Dzekos.

Neroazzurët tashmë kanë filluar bisedimet me futbollistin dhe gjatë muajve të verës ai pritet të vijë falas në Milano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here