Ditë vendimtare për të ardhmen e Paulo Dybalas, edhe pse Juventus po mendon për të rinovuar kontratën, kanë gati gjithashtu edhe pasardhësin e tij në rast largimi.
Skuadra e Massimiliano Allegrit dalëngadalë po konsolidon vendin e 4-të që i jep Biankonerëve kualifikimin në Champions League dhe tashmë kanë kthyer vëmendjen kah merkatoja.
Një talent italian pritet të zërë vendin e Dybalas dhe bëhet fjalë për Giacomo Raspadorin, sulmuesin e talentuar të Sassuolos.
Tuttosport bën të ditur se emri i tij çdo ditë e më shumë po përmendet nga Zonja e Vjetër dhe mendohet se një marrëveshje gjatë verës është duke u bërë gati për të.