Dy mundësi për Diogo Dalot në Serie A!

Anësori i djathtë ka një kontratë me Manchester United deri në vitin 2023 mirëpo kjo verë do të jetë vendimtare për transferimin e tij në Serie A.

Dalot më herët ka qenë i huazuar tek skuadra e AC Milan të cilët nuk e blenë përfundimisht kartonin e tij por tashmë dy skuadra tjera janë të gatshme për të bërë një gjë të tillë.

Talenti i 22 vjeçarit nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe siç bën të ditur gazetari i mirënjohur  Nicolo Schira, interesim të madh për të kanë shfaqur skuadrat e AS Roma dhe Fiorentinës.

Aaron Wan-Bissaka duket se do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Old Trafford dhe në këtë mënyrë 24 vjeçari portugez po kërkon alternativa të tjera për të gjetur një vend titullari.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here