Youssef En-Nesyri në Serie A!
Sulmuesi maroken, Youssef En-Nesyri mund të largohet nga Sevilla në fund të sezonit.
En-Nesyri ka realizuar 3 gola dhe 3 asistime në 17 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Sevillan i skadon në vitin 2025.
Marokeni ishte pranë largimit nga Sevilla verën e kaluar, por asnjë ofertë bindëse nuk arriti në adrësë të klubit andaluzian.
Tani drejtuesit e Sevillas janë të gatshëm ta shesin për 30 milionë euro dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Roma.
Portali spanjoll Todo Fichajes, Jose Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e 24-vjeçarit.
Bisedimet mes klubeve pritet të fillojnë së shpejti dhe En-Nesyri në verë sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Giallorosëve.