Mathias Olivera po shkëlqen, do transferohet në Serie A!

Mbrojtësi 24 vjeçar i skuadrës së Getafes çdo ditë e më shumë po mahnit skuadrat e mëdah europiane por në veçanti ato nga Serie A.

Deri më tani nga Apeninet interesim për të kishte shfaqur vetëm skuadra e Napolit por situata tashmë ka ndryshuar pasi në garë për të tani është edhe Juventusi.

Këtë sezon në La Liga ai ka zhvilluar 22 ndeshje duke arritur të shënojë edhe një gol, një futbollist me karakteristika të veçanta që po dëshirohet nga shumë skuadra.

Gjithashtu çmimi i ulët prej 11 milionë eurosh e ka shndërruar atë një një objektiv merkatoje për shumë skuadra të mëdha, por Zonja e Vjetër ose napolitanët janë favoritët kryesorë për transferimin e tij gjatë kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here