Andrea Belotti në përfundim të këtij sezoni do të largohet nga skuadra e Torinos, fakt ky që po shton interesimin ndaj tij çdo ditë e më shumë.
Sulmuesi i kombëtares italiane po kërkohet nga plot 5 skuadra italiane dhe ato janë: Atalanta, Napoli, Roma dhe Fiorentina.
Emri i pestë është ai i Milanit, skuadra favorite që pritet të sigurojë shërbimet e yllit të ‘Demave’.
Kontrata e 28 vjeçarit skadon në muajin qershor të këtij viti dhe Stefano Pioli ka bërë të gjitha përgatitjet për ta mirëpritur atë tek Rossonerët.
Mirëpo Calciomercato ka bërë të ditur që Milan nuk duhet të jetë shumë e relaksuar në këtë garë pasi nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize të ditëve të fundit nga ndonjëra prej skuadrave tjera në këtë garë.