Futbollisti me klauzolë 400 milionë euro transferohet në qytetin e modës për vetëm 20 milionë euro!
Edhe pse kanë mbetur edhe shumë ndeshje nga përfundimi i sezonit aktual, Neroaxurët janë duke menduar për merkaton e verës.
Neroaxurët kanë siguruar shërbimet e Andre Onanas, por në Meazza priten të arrijnë edhe përforcime të tjera për sezonin e ardhshëm.
Mediat spanjolle, shkruajnë se Inter ka nisur bisedimet me Barcelonën për transferimin e Eric Garcias.
21-vjeçari u transferua në Camp Nou verën e kaluar me parametra zero nga City, por nuk ka arritur të bind drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.
Te Barcelona janë të hapur për shitjen e Garcias, ndërsa Inter do të paguaj 20 milionë euro për kartonin e spanjollit.