Marotta fantastik: Futbollisti me klauzolë 400.000.000 euro transferohet te Interi për 20 milionë euro!

Futbollisti me klauzolë 400 milionë euro transferohet në qytetin e modës për vetëm 20 milionë euro!

Edhe pse kanë mbetur edhe shumë ndeshje nga përfundimi i sezonit aktual, Neroaxurët janë duke menduar për merkaton e verës.

Neroaxurët kanë siguruar shërbimet e Andre Onanas, por në Meazza priten të arrijnë edhe përforcime të tjera për sezonin e ardhshëm.

Mediat spanjolle, shkruajnë se Inter ka nisur bisedimet me Barcelonën për transferimin e Eric Garcias.

21-vjeçari u transferua në Camp Nou verën e kaluar me parametra zero nga City, por nuk ka arritur të bind drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.

Te Barcelona janë të hapur për shitjen e Garcias, ndërsa Inter do të paguaj 20 milionë euro për kartonin e spanjollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here