Me Juan Cuadradon i cili akoma nuk e ka të qartë të ardhmen e tij dhe mosha e tij ka bërë Juventusin që tashmë të kthejë sytë kah merkatoja për një emër të ri për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Massimiliano Allegri tashmë ka gati emrin që do të zëvëndësojë kolumbianin dhe bëhet fjalë për një ish të skuadrës së Milanit.
Fjala është për Diogo Dalot i cili tek Rossonerët kishte qenë në formë huazimi por që tashmë është duke u kërkuar nga dy skuadra të tjera italiane.
Fjala është për Romën dhe Fiorentinën, dy skuadra më të dobëta financiarisht sesa Zonja e Vjetër.
22 vjeçari portugez nuk po arrin të sigurojë një vend titullari tek Ralf Ragnick dhe pikërisht këtë situatë po kërkojnë ta shfrytëzojnë Biankonerët.