Lamtumirë Serie A: Ylli i Inter i bashkohet Insignes tek Toronto!

Toronto pasi arriti marrëveshjen për transferimin e Lorenzo Insignes në MLS, tashmë po bën gati një tjetër goditje të madhe nga Apeninet.

Është ky një sezon tejet surprizues në Serie A por edhe merkatoja pritet që të jetë me shumë surpriza gjatë kësaj vere.

Përveç Andrea Belottit i cili po kërkohet nga skuadra kanadeze, tashmë edhe një tjetër yll i Serie A ka përfunduar në radarët e skuadrës amerikano veriore.

Bëhet fjalë për Alexis Sanchez, e ardhmja e të cilit tek Interit nuk është e sigurt dhe largimi i tij këtë verë është përfolur disa herë.

Arsyeja e largimit të kilianit nga Neroazzurët është paga e lartë që aktualisht ai merr tek kampionët e Serie A dhe një gjë të tillë kanadezët janë të gatshëm që tia ofrojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here