Azurët ndërpresin bashkëpunimin me Puman pas 20 vitesh: Gati kontrata e re 35 milionë euroshe!

Prej vitit të ardhshëm Puma nuk do të jetë më sponzori i kombëtares italiane pasi një rol të tillë tashmë do ta ketë Adidas.

Federata italiane e futbollit bën të ditur që ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me gjigantin gjerman ku në bazë të saj do të përfitojë plot 35 milionë euro në vit.

Me këtë kontratë Italia bëhet e 4 kombëtare e madhe botërore që ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me Adidas pas Gjermanisë, Spanjës dhe Argjentinës.

Mirëpo nëse Italia do të kualifikohet për në botërorin e Katarit që do të zhvillohet prej 21 nëntorit dhe në 18 dhjetor, atëherë do të bartin fanelat e Pumas.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here