Ofendime në drejtim të italianit: Kjo është arsyeja pse Donnarumma do lërë PSG për këtë skuadër!

Shumë ekspertë janë dakorduar që gabimi i Gianluigi Donnarumma ishte pika e kthesës për Real Madrid në ndeshjen e mbrëmshme.

Futbollistët e Paris Saint Germain kishin gjithçka në dorën e tyre dhe pastaj një gabim i pafalshëm i Donnarummas riktheu Los Blancos plotësisht në lojë ku edhe përmbysën gjithçka me një hat-trick të Karim Benzema.

Fansat parizienë kanë qenë të pamëshirshëm ndaj tij ku ofendimet dhe kritikat kanë rrjedhur lum, gjë që kanë ndikuar që ai të marrë vendimin për tu larguar në fund të këtij sezoni.

Siç raportojnë mediat italiane, Gigi pritet që të rikthehet në Serie A por kësaj rradhe tek Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here