Nedim Bajram pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Mesfushori i Empolit, Nedim Bajrami po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 9 gola në 29 ndeshje të luajtura.
E përditshmja italiane Tuttosport, shkruan se Bajrami mund të largohet në verë nga Empoli, pasiqë 23-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.
Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori ofanziv dhe Maldini e sheh Bajramin si një përforcimin ideal.
Bajrami ka kontratë me Empolin deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 10 milionë euro, shifër aspak problematike për Rosonerët.